Nji Mar Nji Mrapsht

“Nji Mar, Nji Mrapsht” ka nisur me deshiren per te sjelle ne treg punimet alternative artizanale te artizaneve shqiptare. Qellimi yne ne nisje te kesaj pervoje ishte pikerisht ky: te krijonim nje hapesire ku artizanet e pavarur e qe kete veprimtari e zhvillojne individualisht, te kishin mundesine te treg(t)onin punimet e tyre. "Nji Mar,Nji Mrapsht" eshte nje menyre e fillimit te nje pune dore, po per ne eshte edhe nje stil a fat jete, ku jo gjithcka ec a behet mire, po gjithsesi te meson ne mos si duhet, si nuk duhet. "Nji Mar,Nji Mrapsht" e konsiderojme si nje menyre jetese, ku vemendja shkon drejt te bukures per trupin e shpirtin, ku tradicionalja merr ngjyrat e te perditshmes, ku cdo leter, fill, gur, dru a penel shpreh nje emocion, ku gjithkush gjen vetveten duke mbetur besnik i vecantise se tij, ku merr vlere cdo ide e koha qe asaj i duhet per tu be e prekshme, ku mundesh me gjet gjithcka shqiptare qe rrin kaq mire ne cdo cep t'botes.
WORK