Manjola Lloja

Manjola Lloja ka studiuar sociologji, por e gjithë përvoja e punës tashmë më shumë se 25 vjeçare ështe fokusuar tek komunikimi. Në një trekëndësh mes medias, shoqërisë civile dhe biznesit puna e saj ka të bëjë me vëzhgimin dhe promovimin e ideve, individëve dhe praktikave të mira. Përveç punës si specialiste komunikimi, Manjola është bashkë themeluesja e "NjiMar,NjiMrapsht", e para nismë private për të krijuar një hapësirë ekspozimi e ndërveprimi mes artizanëve e artistëve të pavarur shqiptarë. Ajo beson se mësohet shumë më tepër duke e provuar e se çdo përvojë (sidomos e pasuksesshme) ka diçka për të treguar, ndaj e konsideron veten si një "learning by doing" të përhershme.
WORK