Jam Aida dhe jam 54 vjece. Pasioni im per punen e dores ka filluar qe ne moshe te re. Per here te pare kam thurur nje triko me shtiza per veten, ne moshen 15-vjecare. Qe atehere pasioni im per punen e dores eshte shtuar dhe pasi u martova dhe u bera me femije, nis ate krijoja dizenjo me unike (te thurura dhe te qendisura) per rrobat dhe mbulesat per femijet. Pasi femijet u rriten dhe kisha me teper kohe ne dispozicion per te krijuar pune dore te ndryshme, koleksioni i puneve te dores u zgjerua dhe filloi te perfshinte dekorime dhe suvenire te ndryshme: pune me kryq, pune me shtiza, punime me rruaza dhe dhurata te personalizuara. Kam kenaqesine te ndaj disa nga punimet e mia ne profilin tim.
Ne nje kohe kur gjithcka rrotull nesh prodhohet ne mase, mendoj qe puna e dores eshte shume me teper sesa nje hobi: eshte nje qendrim per te perqafuar nje stilt e vecante dhe autentik. Jam shume e detajuar ne punen time dhe mundohem te realizoj ide origjinale dhe kreative ne punet e vogla te artit qe krijoj dhe ndaj me njerez te cilet e vleresojne punen e dores dhe deshirojne t’i bejne dhurata sa me autentike njerezve te tyre te dashur.