Ne jemi dy shoqe Eurora dhe Xhuli qe e kemi hapur kete faqe si pasion per te qendisur,por edhe per te mbuluar nje pjese te shpenzimeve tona,pasi jemi te dyja ne master. Zakonisht ne kohen e lire mblidhemi te dyja dhe i bejme punimet bashke,ne te kundert ajo e cila ka me shume kohe te lire e ben nje punim qe kerkohet me shpejt. Duke qene se ne kete vit jemi ne vitin e fundit te masterit kemi bere punimet ne menyre te alternuar me njera-tjetren.
Zakonisht punojme ne gjergjef rrethore,permasat jane sipas deshires se klientit,por bejme edhe qendisma qe i vendosim ne korzina . Pervec qendismave jemi marr edhe me jastek te personalizuar zakonisht ne forme kici per femijet e vegjel po ashtu edhe varse per biberona ose zbukurime me material kartoni per festa. Nje punim zakonisht zgjat 2-3 dite dhe nese klienti eshte ne rrethe e dorezon posta,kur jane ne Tirane e dorezojme ne. Per momentin operojme vetem online ne faqen tone te instagramit Hand.made.by.friends. Cdo porosi qe merret ka ne qender deshirat e klientit,qi mund te kerkoje qofte modelin e gjergjefit,permasta,ngjyren e copes si edhe ngjyren qe do te perdoret per mbushje. Me eksperiencat qe kemi patur kemi mundur te bashkepunojme me klientet duke dhene mendimin tone ne realizimin e punimit,te cilen klienti mundet ta pelqeje ose jo eshte zgjedhje e tije.