profile photo

Anxhela Qirinxhi

Prej 2 vitesh punoj me tekniken "Die Cut" per te krijuar kartolina te personalizuara. Teknika konsiston ne nje makineri te vogel dhe ne disa pjese metalike te mprehta te cilat kur vendosen midis dy blloqeve te makinerise presin letren sipas motivit qe kane. Me keto pjese metalike mund te krijosh cdo forme te mundshme per shembull: lule, fjongo, gjethe, motive ne forme rrethore ose drejtkendore etj. Kartolinat jane plotesisht te punuara me dore. Pasi pres letren me keto pjese metalike bej kompozime sipas deshires se klientit. Pra mbi te gjitha duhet shume fantazi dhe shume ide se si do kompozohen pjeset per te qene ne harmoni me njera tjetren. Cdo kartoline eshte unike ne llojin e saj duke qene se mund te perdoren nje shumellojshmeri ngjyrash, motivesh dhe idesh. Pervec kartolinave krijoj dhe "Explosion Box"-e. Nje kuti e cila kur hapet permban surpriza brenda saj por edhe nje vend te pershtatshem ku mund te shkruhen urimet me te perzemerta. Kartolinat interaktive jane gjithashtu nje mundesi per te surprizuar dike. Ofroj kartolina 3D te cilat kane pikerisht nje motiv 3D kur hapen ose kartolina qe ndryshe mund te quhen "Syri Magjik" pasi kopertina interaktive mund te hapet si nje sy per te treguar surprizen. Per mua cdo material mund te transformohet ne nje kartoline. Mundohem te ricikloj cdo paketim dhe kjo ne njefare menyre ndihmon sadopak edhe mjedisin. Atje ku cdokush shikon nje pako makaronash bosh und shoh nje material te mire per punimin e kartolines. Eshte nje pune dhe nje hobi qe e bej me shume pasion dhe dashuri pasi me lejon te perdor gjithe imagjinaten time dhe te realizoj cdo deshire te klientit per te pasur nje kartoline vertet unike dhe te personalizuar ne cdo detaj. Misioni im eshte te rikthej ne njerezit deshiren per te uruar me nje kartoline te mirefillte dhe jo me nje mesazh te thjeshte ne telefon. Urimi me nje kartoline te shkruar me shkrim dore per mua eshte dicka unike dhe dicka qe mund te ruhet si kujtim fizikisht per gjithe jeten!
WORK